Kodheli në SHBA, takim me Sekretarin e Mbrojtjes

Oct 31, 2014 | 12:49
SHPËRNDAJE

Kodheli dhe Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Hagel
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, u prit dje në një takim zyrtar nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel ne Uashington. Ministrja Kodheli e njohu sekretarin Hagel me reformat e ndërmarra deri tani dhe për angazhimet e përbashkëta në kuadër të Aleancës. Sipas njoftimit të shpërndarë dje për mediat nga Ministria e Mbrojtjes, në këtë takim u bisedua për edukimin dhe trajnimin e ushtarakëve shqiptarë në sistemin arsimor ushtarak amerikan. Ministrja Kodheli e cilësoi edukimin amerikan si shembullin që duhet ndjekur. Kodheli dhe Hagel diskutuan lidhur me modernizimin e Forcave tona të Armatosura. Ministrja Kodheli e njohu gjithashtu sekretarin Hagel me nisjen e projektit për zëvendësimin e armatimit të vjetër me atë të standardeve të NATO-s. Sekretari Hagel vlerësoi kontributin e Shqipërisë në Afganistan dhe përgjigjen e menjëhershme në ndihmë të peshmergave në Irak. Hagel vlerësoi rolin kryesor që Shqipëria pati në këtë operacion që kërkoi ndërhyrje ndërkombëtare në luftën kundër ISIS. “Nuk ka rëndësi madhësia e një shteti, por
Kodheli dhe Nuland
roli që luan dhe modeli që ofron”, nënvizoi sekretari Hagel. Në ditën e parë të kësaj vizite, ministrja Kodheli hapi bisedimet dypalëshe në fushën e mbrojtjes, ku pikat kryesore të bisedimeve pritet të përqendrohen në forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në modernizimin e Forcave të Armatosura dhe zhvillimin e operacioneve të përbashkëta. Para dy javësh, sekretari amerikan Hagel i ka dërguar një letër falënderimi ministres Kodheli për kontributin e dhënë nga ana e shtetit shqiptar në luftën kundër ekstremistëve xhihadistë të ISIS në Siri dhe Irak. Në letrën e Hagel theksohej se Shqipëria është një nga vendet e para që u bë pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS. Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme ministrja e Mbrojtjes u takua me ndihmëssekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland.
Ndër të tjera, biseda mes tyre u përqendrua dhe te zhvillimet politike në Shqipëri, ku u fol për aktualitetin në rajon dhe vizitën e ardhshme të Kryeministrit shqiptar në Beograd, situatën politike në Kosovë dhe u ritheksua angazhimi i Shqipërisë në rrafshin rajonal dhe ndërkombëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura