Kodheli: Moore, keqardhje për sjelljen e opozitës

May 31, 2014 | 17:09
SHPËRNDAJE

Ministrja Kodheli gjate takimit me Moore

TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka theksuar edhe njëherë, sipas saj, keqardhjen e drejtorit për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore për sjelljen e opozitës pak ditë para vendimit për statusin  e vendit kandidat.

Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Kodheli ka lajmëruar edhe fundin e vizitës së saj në Budva të Malit të Zi në forumin “To Be Secure”, ku veç Jonathan Moore është takuar edhe me homologen e saj malazeze, Milica Pejanovic.

 “Mora mbështetjen e SHBA-ve për reformat në fushën e mbrojtjes, luftën kundër korrupsionit dhe reformën në FA. Moore më shprehu keqardhjen e tij mbi sjelljen e opozitës pak ditë para vendimit për statusin. “Mesazhet tona i kemi thënë dhe në Tiranë, nuk kanë rënë në vesh të shurdhër, por nuk kanë dashur t’i dëgjojnë”, u shpreh jo pa shqetësim aleati ynë.”-shkruan Kodheli, duke shtuar se, qeveria ka të gjithë mbështetjen e për reformat që po ndërmerr.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura