Kodheli: Aleatët na ndihmuan në transportimin e armëve në Irak, Shqipëria e rrezikuar nga ISIS

Oct 31, 2014 | 22:02
SHPËRNDAJE

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ne interviste per “VOA”

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi se aleatët e NATO-s ndihmuan Shqipërinë në transportimin e armëve drejtë Irakut. Më herët, ka qenë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili ka deklaruar se Shqipëria ka dërguar armatim në Irak në mbështetje të luftës kundër terrorizmit. 

Në një intervistë për “VOA”-n, ministrja e Mbrojtjes tha se Shqipëria është e rrezikuar nga organizata terroriste ISIS, ashtu si çdo vend anëtar në NATO.

“Po shkëputeti nga armatimi i vjetër dhe po i bashkohemi atij perëndimor për modernizimin e Forcave të Armatosura. Ky nuk është një proces i thjeshtë dhe kërkon mbështetje në buxhet. Kemi marrë mbështetje nga aleatët. Falënderoj DASH për gjithçka ka dhënë për Shqipërinë. Ky bashkëpunim do të vazhdojë të shtrihet edhe në sektorë të tjerë”,-deklaroi Kodheli.

Deklarata e ministres vjen pas takimi që zhvilloi me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes Chuck Hagel. Zyra e shtypit e ministrisë së Mbrojtjes ka njoftuar më parë se ministrja Kodheli e njohu sekretarin Hagel me reformat e ndërmarra deri tani dhe për angazhimet e përbashkëta në kuadër të Aleancës.

Gjatë takimit u bisedua për edukimin dhe trajnimin e ushtarakëve shqiptarë në sistemin arsimor ushtarak amerikan. Ministrja Kodheli e cilësoi edukimin amerikan si shembullin që duhet ndjekur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura