Klodi Çela: Në finale dua të shoh Joanën, Shpendin, Jonildën, kurse Ilirin fitues

Mar 30, 2013 | 17:15
SHPËRNDAJE

Ish-banori i “BB3” rrëfen jetën e tij në Itali, komenton banorët e këtij edicioni, kë pëlqen dhe kë jo. Ndonëse jeton dhe punon në Itali, kur ka kohë ai ndjek edhe programet shqiptare, i komenton shpesh rastet në profilin e tij në Facebook, ndërsa këtë radhë ka vendosur që të rrëfehet për gazetën “Panorama” mbi jetën dhe punën në Itali, banorët e këtij edicioni, si dhe konfliktin me prezantuesen e njohur Arbana Osmani. Dikur kanë qenë shumë miq të mirë, kurse tani nuk duan ta shohin me sy njëri-tjetrin…
“Big Brother” e ndjek, si të duket, ka ndonjë ndryshim nga edicioni që ke marrë pjesë ti?
Po dhe po shoh që producenti Rezart Aga, si një njeri që me të vërtetë shumë punëtor e shumë i përgatitur, ka punuar fort. Por s’e shoh shumë se dhe kohë nuk kam e, më e keqja, nuk mund të shoh dy persona aty në studio.
Banorët si të duken, mendon se janë të sinqertë aty gjatë rrëfimeve, çfarë mendon për sekretet e tyre?
Banorët, çfarë të them, ka dhe nga ata që janë jo dhe keq, po ka dhe  nga ata që janë kot. Janë disa vajza që më pëlqejnë aty edhe nga pamja estetike, djemtë nga Kosova shumë të mirë dhe shumë më të edukuar se djemtë e Shqipërisë, por më duket se janë akoma të papjekur. Më ?uditi sekreti i zhigolosë, me të cilin janë skandalizuar disa. Çuditem se  disa e mbajnë veten të ndershëm, por aq shumë zhigolo ka në vendin tone, saqë nuk jua merr mendja.
Rrëfimet e Marselinos zhigolo dhe i martuar madje, pastaj rrëfimet e disa femrave brenda se kanë të dashur jashtë, disa i ke komentuar edhe ti…
Sa i takon Marselinos, them që ai ka qenë shumë transparent. S’besoj se është i pari dhe shumë mirë ka bërë, se ka jetuar jetën si ka dashur dhe kjo bën pjesë në të kaluarën e tij, shqiptarët kanë shumë inate dhe bëjnë si moralistë. Unë jam i idesë se secili njeri duhet të bëjë atë që do me jetën e tij, i uroj Marselinos dhe familjes së tij suksese për të ardhmen dhe komplimente për kurajën, se kuraja në Tiranë mungon. Vajza me fundshpinë të bukur (Elena) është e re dhe e sheh botën të vetën, por më bëhet qejfi që i fejuari i saj është shumë modern dhe nuk e ka problem që prapanica e të dashurës së tij u futet në hundë banorëve. Të bësh modelen, nuk do të thotë të jesh e zhveshur 24 orë. Feminiliteti, eleganca dhe bukuria nuk nuk mund të shfaqen vetëm e zhveshur, se një modele dhe me thes ta veshësh tregon stil e feminilitet, pa shkuar në nudizëm.
Po ata dy persona që s’i duron dot, cilët janë?
(Qesh) Është macja e zezë, prezantuesja, është shumë false dhe shumë intrigante. Dhe tjetri, kush mund të jetë, vetëm se “sulltani” në karrige që nuk është asnjëherë vetvetja, por ajo dihet që ka gjetur tenxherja kapakun. Unë i kam njohur shumë mirë nga afër dhe them bobo, mos m’i dhëntë Zoti dy njerëz falsë e mashtrues t’i kem afër, por nejse, ishte një ekesperiencë.
Ke komentuar pa ndalur Arbanën, mund të na thuash si qëndron raporti mes jush, pse ke mllef, edhe pse më herët keni qenë miq?
E vërtetë, jo se kam mllef, por më vjen gjynah për të, sepse ajo është ende borxhlie tek unë, duhet të më paguajë për 3 muaj që isha disponibël në radion ku ajo merrte pjesë si moderatore e që më kishte ofruar edhe mua një punë bashkë me të. Pra, me pak fjalë, ka për të më likuiduar ditët e punës.
Cilin sheh si fitues të këtij edicioni?
Besoj se Iliri. Do më pëlqente sinqerisht që kush ta meritojë, të jetë fitues. Sa i përket Joanës, e komplimentoj shumë që deklaron fundin e lidhjes që ka pasur jashtë shtëpisë dhe kurajës që tha se nuk ndien më për të. Janë gjëra normale e të natyrës njerëzore, dashuria ka fillim, por ka edhe fund. Dëshira ime do të ishte që të shihja në finale Shpendin, Ilirin, Joanën dhe vajzën që bëri gjoksin, këta besoj se janë finalistët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura