Klinton, mesazh urimi Panaritit

Jul 31, 2012 | 12:28
SHPËRNDAJE
Edmond Panariti

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, i ka dërguar një mesazh urimi Edmond Panaritit për emërimin e tij në detyrën e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë. Në mesazhin e zonjës Klinton thuhet: “Zoti ministër, urime për emërimin tuaj si ministër i Jashtëm i Shqipërisë. SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë në shumë fusha. Ne jemi mirënjohës për rolin thelbësor që ka luajtur vendi juaj në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan dhe vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në përpjekjet tona të përbashkëta në Afganistan dhe në një sërë çështjesh në forumet ndërkombëtare. Do të doja të përsërisja mbështetjen amerikane për Shqipërinë në kryerjen e reformave të  nevojshme për të arritur objektivin e saj për anëtarësim në BE. Jam e bindur se ju si ministër i Jashtëm do të punoni për një zhvillim të mëtejshëm demokratik dhe prosperitet ekonomik në Shqipëri, do të ruani politikën e jashtme konstruktive të vendit tuaj dhe të vazhdoni të forconi lidhjet mes vendeve tona”, thuhet në mesazhin e sekretares amerikane Klinton.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura