Klinton, Berishës: SHBA, partneri juaj. Keni bërë progres

Nov 1, 2012 | 14:52
SHPËRNDAJE

TIRANE-  Kryeministri Sali Berisha duke vleresuar viziten e sekretares Klinton ka deklaruar se ajo eshte historike. “Çdo vizitë e një Sekretari të Shtetit në Shqipëri është një vizitë historike, por vizita juaj është më historike, sepse përkon me një përvjetor të madh të vendit e kombit tim, 100 vjetorin e pavarësisë”- ka thene Berisha, gjate takimit te mbajtur ne sallen e mbledhjeve te kabinetit qeveritar.

Berisha ka theksuar se për çdo shqiptar prania e Klinton është një margaritar në kurorën e këtij përvjetori të madh.

“Shqiptarët i janë shumë mirënjohës vendit tuaj, juve, qeverisë suaj, sepse gjatë 100 viteve ia dolëm të triumfojmë në situatat më të vështira dhe ne jemi sot, një komb i lirë se kemi pasur privilegjin të kishim rolin përcaktues të kombit tuaj, qeverisë dhe vendit tuaj. Edhe një herë ju uroj mirëseardhjen më të ngrohtë. Kjo është një ditë e madhe për shqiptarët”- tha ai.

Nga ana e saj, Klinton ka deklaruar se eshte nder te vizitoje Tiranen. ” Zoti Kryeministër, është një nder i madh të jem këtu, sot, në ditën e parë të muajit që shënon përvjetorin e 100 të pavarësisë suaj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenarë të jenë partner dhe miku juaj, ndërsa ju keni vazhduar të bëni progres, të konsolidoni demokracinë, të hapni ekonominë e të krijoni mundësi për të gjithë popullin tuaj. Ne ju urojmë përzemërsisht për 100 vitet e para dhe presim të çojmë përpara bashkëpunimin e ngushtë për 100 vitet e ardhshme”- tha Klinton.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura