KLD, Nishani: Transparencë në përzgjedhjen e gjyqtarëve. Shtyhet masa për Tabakun

Nov 30, 2012 | 12:13
SHPËRNDAJE

TIRANE- Mungesa e gjyqtarit Neritan Tabaku ka detyruar KLD te shtyje serish shqyrtimin e propozimit te Ministrise se Drejtesise per mase disiplinore ndaj tij.

Sipas presidentit Nishani, mbledhja shtyhet per te premten e ardhshme.  “Mbledhja e radhes do te jete te premten e ardshme dhe nese edhe atehere Tabaku nuk do te jete i pranishem te marre masa per t’u perfaqesuar me avokat”- tha Nishani.

Proces transparent ne perzgjedhjen e gjyqtareve dhe domosdoshmeri te krijimit te trupes gjyqësore e gjykatës administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit.

Keshtu ka deklaruar kreu i shtetit, njeheresh kreu i KLD-se, Bujar Nishani ne fjalen e tij gjate mbledhjes se sotme te KLD.

“Është i rëndësishme krijimi i trupës gjyqësore për Gjykatën Administrative. KLD-ja është e angazhuar që  procesi përzgjedhës i gjyqtarëve të zhvillohet si një proces transparent por edhe të ketë një vlerësim profesional të gjyqtarëve”- tha Nishani.

Sipas tij, për të krijuar një trupe profesionale dhe me integritet në Gjykatën Administrative, që do të përfshijë edhe institucione të tjera të Ministrisë së Drejtësisë.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka marre dot as sot në shqyrtim edhe kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Durrësit Neritan Tabaku.

Neritan Tabaku, gjyqtari i cili kishtë në ngarkim çështjen e Ilir Xhakjas ka refuzuar më herët edhe paraqitjen në Prokurorinë e Tiranës.

Gjyqtari i pezulluar dyshohet se ka vonuar qëllimisht zbardhjen e vendimit që liroi Ilir Xhakjan, vrasësin e Shefit të Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura