Kivanc Tatlitug: Sakrificat e mia për një trup me muskuj

Mar 30, 2013 | 16:12
SHPËRNDAJE

Është një nga aktorët më të pashëm turq dhe në këtë serial duket shumë në formë, me shumë sakrifica ia ka dalur mbanë që të jetë një mashkull me trup muskuloz. Për më shumë lexoni intervistën e shkurtër dhënë nga Kivanc.
Të kemi një trup si tëndin…
Për gjashtë muaj duhet të punoni thuajse ditë e natë.
A keni ushtruar boks më parë?
Boksi posaçërisht nuk më ka interesuar, por më kanë pëlqyer artet marciale që nga fëmijëria. Luftimet nëpër rrugë si i vogël, këtë mund të them se e kam pëlqyer shumë.
Sa orë private keni marë para se të filloni xhirimet?
Që në dhjetor kam punuar me një mjeshtër të artit luftarak, ai shpesh më ka kritikuar për muskujt. Kam aplikuar një program diete. Ai ka qenë një mbështetës i madh për mua dhe tani e shihni rezultatin që ku kam arritur.
Sa kohë saktësisht keni shpenzuar për të ardhur në këtë formë?
27-28 ditë intensive pa ndaluar aspak, nuk kam mundur të hap as dyqanin tim, madje edhe në shtëpi kur shkoja, më ngeli shprehi të ngre peshat.
Kjo do të thotë se edhe në të ardhmen do të të shohim me trup të ushtruar?
Sigurisht, sigurisht, një vendim për t’u përshëndetur nga ana ime, dua të bëhem si një Spartacus.

Bugra Gülsoy: Me Kivanc kemi një raport shoqëror
A ka qenë vendimmarrës krimi që ndodhi te Fatmagyl për t’u aktivizuar te “Kuzey Guney”?
Po, po, ka qenë pikërisht kjo arsyeja pse unë vendosa të jem pjesë e këtij seriali.
E dije skenarin se atje do ishe personazh i vdekur pas disa episodeve?
Unë kam qenë i vdekur si karakter i historisë virtuale ku unë aktroja, ishte një serial hit kur ishte fjala në publik, më pëlqeu, aktrova, por aq ishte roli im.
Mendon se është vlerësim për ty si aktor, pasi ke fituar rol dhe në serialin “Kuzey Guney” dhe po arrini të njejtin sukses?
Në fakt, ka shumë domethënie për mua, pasi është një projekt i kushtueshëm dhe jam i lumtur që jam pjesë e tij.
Po roli juaj si vijon?
Kam një karakter të kundërt me rolin kryesor.
Dashuria ndërmjet vëllezërve dhe motrave është pikë e parë para urrejtjes?
Urrejtja, dashuria, përkushtimi i kanë të gjitha, edhe unë gjithashtu. Këtë mundohem të bëj në film. Largësia na bën që ta anashkalojmë paksa njëri-tjetrin.
Cili është raporti juaj me Kivanc?
Ndryshim i vetëm në raportin tonë është mosha, përndryshe kemi një shoqëri shumë të pastër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura