Kisha Ortodokse: At Nikolla Marku nuk është prift. Mashtron opinionin publik

Jan 31, 2013 | 15:57
SHPËRNDAJE

Kisha Ortodokse nëpërmjet një deklarate për media deklaron se At Nikolla Marku nuk eshte prift, duke e akuzuar ate si jnje mashtrues të opinionit publik. Reagimi ka ardhur pak orë para një interviste ekskluzive që ky i fundit do japë për emisionin “360 Gradë” të Artur Zhejit në News 24.

Në reagimin e Episkopit të Apollonisë, Nikolla, thuhet se Kisha Ortodokse është e detyruar të informojë opinonin publik, për ato që ata i cilësojnë mashtrime flagrante të të vetëshpallurit prift, duke iu referuar kështu At Nikolla Markut.

“Kohët e fundit, janë shtuar sulme në drejtime të ndryshme kundër komunitetit orthodhoks të Shqipërisë. Mes tyre është dhe shfaqja në mënyrë të përsëritur në media e Nikolla Markut nga Elbasani si prift orthodhoks. Jemi të detyruar të ri-informojmë opinionin publik për mashtrimet flagrante të këtij të vetëshpallur prift orthodhoks i Shqipërisë. Ai nuk njihet si prift nga asnjë Kishë Orthodhokse në botë, as nga ndonjë Kishë tjetër apo konfesion i krishterë dhe as nga Shteti Shqiptar. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, i vetmi Institucion fetar orthodhoks në Shqipëri, deklaron zyrtarisht, në mënyrë të përsëritur, se Nikolla Marku nuk është prift. Vetëshpallja e tij si prift nuk e bën atë klerik, as nuk e bën të pranueshëm nga të tjerët si të tillë. Veprimet e tij të paligjshme vazhdojnë edhe sot e kësaj dite duke keqpërdorur dhe duke mbajtur të uzurpuar një monument kulture, që ende sot mbahet nga shteti, Kishën e Shën Marisë në lagjen “Kala” Elbasan”, thuhet në reagim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura