Kim Kardashian shpall divorcin, 72 ditë pas martese

Oct 31, 2011 | 19:31
SHPËRNDAJE

Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj, basketbollisti Kris Humphries do të divorcohen vetëm 72 ditë pas martesës së tyre.

Çifti u martua në nje ceremoni përrallash më 20 gusht të ketij viti. Kim dhe Kris arritën të fitonin rreth 18 milionë dollarë nga revistat, televizonet dhe dalje të tjera publike.

Kim, 31 vjeç, mësohet se ka vendosur për divorcin për shkak të kontradiktave dhe diferencave mes njëri- tjetrit.

Lajmi është konfirmuar nga Ryan Seacres, producenti i reality shoë-t ku protagoniste është vetë  Kim Kardashian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura