Kievo zyrtarizon Berishën, portieri: S’është e vërtetë

Jul 31, 2013 | 14:29
SHPËRNDAJE

Etrit Berisha
Etrit Berisha është objektivi i mjaft klubeve prestigjioze të Europës, por dje ka qenë skuadra e Kievos ajo që ka komunikuar në adresën zyrtare se ka siguruar shërbimet e portierit shqiptar. “A. C. Kievo Verona njofton se ka transferuar Etrit Berishën, i cili do t’i bashkohet ekipit nga 1 janari 2014. Portieri shqiptar, i lindur në vitin 1989, aktualisht është pjesë e ekipit suedez Kalmar FF, me të cilin ka kontratë deri më 31 dhjetor”, thuhet në njoftimin e Kievos. Një komunikatë zyrtare që lë shumë pak vend për të menduar se nuk ka diçka konkrete. Por duket se situata është më e ndërlikuar se kaq dhe ka një lojë “të egër” mes menaxherëve. Vetë Etrit Berisha ka sqaruar gjithçka, duke thënë se ka pasur një akord me Kievon, por që nuk u zyrtarizua. Kësisoj, ai nuk është një lojtar i klubit italian. Madje, është duke studiuar mundësinë për të luajtur me ekipe të tjera dhe se veronezët nuk janë më një alternativë për të. “Nuk është e vërtetë. Nuk kam arritur marrëveshje me Kievon. Kam pasur një akord, mirëpo ajo nuk shkoi deri në fund”, ka deklaruar Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura