Këshilli Bashkiak, Basha: Hipotekim 260 blloqeve banimi

Feb 28, 2013 | 18:47
SHPËRNDAJE
Këshilli Bashkiak i Tiranës

TIRANE- Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mratoje sot rreth 18 vendime, ndër ta edhe aktualizimin e aktit normativ të qeverisë, për hipotekimin e 260 blloqeve banimi, nga i cili do të përfitojnë 50 mijë qytetarë.

Kreu i Bashkisë për një panoramë të detajuar të gjithë rendit të ditës, duke e vënë theksin tek vendimet që sjellin zhvillim ekonomik dhe punësim për qytetin e Tiranës.

Një tjetër vendim, tek i cili Basha u ndal ishte edhe reduktimi në masën 30% të taksave për një sere kategorish biznesesh të vogla dhe të mesëm. Ky vendim sipas kreut të bashkisë, do ti japë një dinamikë zhvillimit ekonomik si dhe do të krijojë mundësinë për rritjen e punësimit.

Gjatë ditës së sotme pritet të votohen edhe disa projektvendime të tjera, privatizim ndërmarrjesh, emërtim rrugës , vendosje monumentesh, dhënie titujsh nderi për figura të rëndësishme te Tiranës si dhe dhenie bursash per disa kategori studentesh dhe nxenesish.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura