Energjia,KESH:Rritje çmimit në 5.05 lekë/kWh

Nov 30, 2011 | 12:21
SHPËRNDAJE

TIRANË- KESH kërkon rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga 1.48 deri në 5.05 lekë për kilovat/orë. Propozimi është bërë me dije sot, gjatë seancës dëgjimore të organizuar nga Enti Rregullator i Energjisë me grupet e interesit.

Sipas përfaqësuesit të KESH-it në këtë seancë, rritja e çmimit argumentohet me përmbushjen e kërkesës për energji të konsumatorëve, ndërkohë që situata energjetike në vend është e vështirë.

KESH ka kujtuar kuotat në hidrocentralin e Fierzës, që janë më të ulëta se vitin e kaluar.

Ndryshe nga KESH, CEZ shpërndarje është mjaftuar me një kompensim të borxheve nga ana e qeverisë, duke deklaruar se nuk do të ketë rritje nëse falen borxhet. Në të kundërt, do të kërkohet që çmimi i energjisë të rritet me 4.6 për qind.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura