Kerri i kërkon falje Izraelit për termin “aparteid”

Apr 30, 2014 | 14:11
SHPËRNDAJE

Pas kritikave të ashpra për përdorimin e termit “aparteid”, ndërsa i referohej sjelljes së Izraelit për bisedimet me Palestinën, Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerri është detyruar të kërkojë falje. Kerri ishte shprehur se “Izraeli rrezikon të bëhet një shtet aparteidi, nëse marrëveshja e paqes në Lindjen e Mesme nuk arrihet shpejt”. Komentet e tij u publikuan nga “The Daily Beast”, dhe ishin pjesë e regjistrimit të një fjalimi pas dyerve të mbyllura të sekretarit amerikan përpara liderëve globalë, ku temë ishte procesi i ngecur i paqes. “Nëse do të riktheja regjistrimin, do të kisha zgjedhur një tjetër fjalë për të përshkruar besimin tim të palëkundur se, e vetmja mënyrë në periudhë afatgjatë për të pasur një shtet hebre dhe dy kombe, dy popuj që jetojnë krah përkrah në paqe dhe siguri, është përmes një zgjidhjeje dyshtetërore”, tha Kerri. Organizatorët e eventit ku Kerri përdori këtë term, i shkruan një letër atij për t’i kërkuar falje për thyerjen e protokollit nga Xhosh Roxhin, një reporter i “The Daily Beast”, i cili nuk ishte i ftuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura