Kërkohet dorëheqja e Vestevelles nga partia

Mar 31, 2011 | 13:15
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm gjerman, kryetar i partisë Liberale gjermane, Guido VesterVelle, po goditet nga kritika të ashpra brenda partisë së tij, e cila kërkon largimin e tij nga kjo detyrë. Mediat gjermane kanë raportuar se liberalët vlerësojnë se Vestervelle nuk e ka përballur me sukses ngarkesën që ka si ministër i Jashtëm dhe kryetar i partisë. Liberalët kërkojnë një kryetar të ri. Pasardhësi i Vestervelles, në pozitën e shefit të liberalëve, do të duhej të ishte sekretari aktual i partisë, Kristian Lindner. Vestervelle ballafaqohet shpesh me kritikat e njerëzve nga partia e tij, të cilët i kërkojnë dorëheqjen. Ankesa të tilla kanë pasur liberalët në krahinë Baden-Vuertemberg, të cilët javën e kaluar dështuan në zgjedhjet krahinore, duke fituar gjithsej vetëm 5.3 për qind të votave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura