Kerim (Engin Akyurek): Unë, shëruesi i plagëve të dashurisë së Fatmagyl

Apr 20, 2013 | 16:05
SHPËRNDAJE

I lindur në vitin 1981, aktori i njohur turk ka mbaruar studimet në Universitetin e Ankarasë në Gjuhë dhe Histori e më pas inkuadrohet edhe në film e televizion. Në kohën e lirë, ai është i inkuadruar në aktivitetet shoqërore për të ndihmuar shoqërinë civile dhe në fushata për të dëmtuarit nga tërmetet që ndodhin në Turqi. “Unë nuk besoj në fat ose në shans, janë të rëndësishme talenti dhe energjia, veç këto”, thekson Engin. Në vitin 2004, dy vite pas diplomimit, ai fiton në një kometicion televiziv si aktori më i mirë. E më pas vijojnë edhe role të ndryshme në seriale e filma.
Rolet i keni pasur gjithmonë të veçanta dhe të vështira, si ia keni arritur t’ia dilni?
Në fillim kur i pranoja, mendoja se mos publiku do ketë ndonjë mendim të keq për mua, veçanërisht historia e “Fatmagyl”; Edhe pse mundohesha t’i refuzoja, s’më lejonin. Te seriali “Fatmagyl” e mora si detyrë që të shëroj plagët e Fatmagylit. Shpresoj të kem qenë i suksesshëm.
Fatmagyl nuk e ndien dashurinë tuaj, ndërkohë që shikuesit janë në ankth gjithmonë për ndodhitë në serial, si jeni përballur në ato momente të xhirimit?
Më pëlqen humanizmi tek unë, ka një qasje direkte kjo gjë, mundohem t’u bëj mirë të gjithëve, ndaj dhe angazhohem kohë pas kohe në evente bamirësie.
Pas shumë peripecive, ti arrite ta bësh për vete Fatmagylin?
Po, u vendosëm në të njëjtën shtëpi me gjithë familjen e saj dhe timen. Nuk ka qenë e lehtë kjo gjë, ju siguroj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura