Kërcënimi ndaj Kules dhe Konit, Berisha: Ja pse do lirohet Shullazi

Apr 27, 2016 | 17:08
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Edi Rama sot në lidhje me kërcënimet që i arrestuari Emiljano Shullazi ka bërë ndaj Dhori Kules dhe kandidatit Mynyr Koni.

Sipas Berishës, fraza e përdorur nga Rama sot para publikut, në lidhje me këtë akt, është paralajmërimi se Shullazi do lirohet shumë shpejt. Rama e quajtu të papranueshëm kërcënimin, por sipas ish-kryeministrit, kjo frazë ndikon tek prokurorët dhe gjykata që të lirojnë të arrestuarin.

berisha per ramen dhe shullazin

REAGIMI I BERISHES:

Edvin Shullazi nuk denon aktin e Milit te Partise por mjaftohet duke e vleresuar si akt te pa pranueshem!

Te dashur miq, vazhdon mbrojtja e hapur nga Edvin Shullazi i Milit te Partise. Keshtu, Edvin Kristaq Rama, pasi deshtoi te eleminoje nga gara rektorin Koni duke i derguar atij dhe prof. Dhori Kules Milin, xhelatin e partise, lau sot duart me krimin e porositur duke thene: “Respekte per Konin dhe Kulen” dhe pa i permendur emrin Milit te Partise deklaroi se akti i tij esht i papranueshem, pra nuk tha kurresesi i denueshem, pa lere me shume. Keshtu, edhe me kete deklarate, duke mos i permendur emrin kriminelit dhe vrasesit Emiljano Shullazi dhe duke e quajtur aktin e tij te terrorit ndaj akademikeve thjesht si te papranueshem, Edvini faktikisht i thote Milit “mos u merzit se une qe te ngarkova apo te besova krimin e shemtuar nuk te leshoj dhe publikisht po e zvogeloje barren e krimit te padegjuar”.

Me kete deklarate Rama iu thote prokuroreve dhe gjykatesve, se Mili i Partise ka kryer nje akt thjesht te papranueshem ndaj dhe lirojeni sa me pare, se per gjera te papranueshme nuk mund te mbahen njerezit ne burg! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura