Kërcënimet, policia merr në ruajtje jetimoren rome

Sep 30, 2014 | 9:17
SHPËRNDAJE

Jetimorja ku ndodhi plagosja në Tiranë

Policia merr në ruajtje jetimoren rome pas kërcënimeve të përsëritura ndaj familjes që ka në pronësi këtë objekt në Tiranë. Forcat e policisë kanë vendosur një patrullë në mbroje të godinës përballë Pallatit me Shigjeta. Kjo ndërtesë prej vitesh shërben si jetimore për fëmijët e komunitetit rom në Tiranë.

Prona e shtetases Selvie Rushiti, banore e komunitetit rom, është sulmuar në vazhdimësi nga persona ende të paidentifikuar, që e kërcënojnë për shkak të një konflikti të hershëm pronësie për të cilin ajo u është drejtuar gjykatave që prej vitit 1999.

I plagosuri Fatmir Kovaçi

Por kërcënimet u bënë më serioze të mërkurën e javës së kaluar, ku një 28-vjeçar jetim, i strehuar prej vitesh në jetimoren “Zemra e Nënës”, u plagos me 4 plumba gjatë një tentative për ta vrarë. Kjo nuk ishte ngjarja e parë për të cilën familja e Selvie Rushitit kishte kërkuar mbrojtje nga Policia e Tiranës, por e vetmja që rezultoi me pasoja që prej momentit kur ndaj saj kishin nisur kanosjet për jetën…

Lajmin e plote nga Etleva Delia e lexoni sot ne “Panorama” print  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura