Këngëtari i famshëm italian mbështet Shqipërinë: Kam punuar aty dhe kam parë forcën e shqiptarëve…

Nov 28, 2019 | 15:17
SHPËRNDAJE

Këngëtari i njohur italian Enzo Ghinazzi i njohur me emrin artistik Pupo, ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tij në këtë situatë të vështirë për Shqipërinë.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, këngëtari italian është shprehur se shqiptarët duhet të bashkohen në këtë situatë. Këngëtari i quan shqiptarët besnikë, bujarë e të fortë.

‘Kam punuar në Shqipëri dhe kam njohur forcën, besnikërinë, bujarinë e popullit shqiptar. T’i bëjmë ta ndjejnë gjithë miqësinë e afërsinë tonë në këtë moment të tmerrshëm’, shkruan këngëtari. I pyetur më pas nga Corriere di Arezzo, Pupo thotë se është i gatshëm ‘për çdo iniciativë serioze profesionale në mbështetje të Shqipërisë. Si personale, ashtu edhe me kolegët e tjerë’, shkruan Enzo Ghinazzi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura