“Kemi vënë re një rëndim të situatës”- Mjeku flet për mutacionet e reja: Dy javët e fundit…

Jan 27, 2021 | 23:25
SHPËRNDAJE

A mund të kenë hyrë mutacionet e reja të Covid-19 në Shqipëri? Ndërsa pyetja ende nuk ka përgjigje zyrtare, mjeku i njohur Gentian Stroni tha se këto dy javë kanë vënë re një ndryshim në gjendjen klinike të pacientëve.

o5-7

Klinikisht kemi vënë re një rëndim të situatës. Nëse në verë ne i trajtonim me medikamete të lehta pacientët, tani ata trajtohen ndryshe. Pacientët klinikisht janë më të rënduar. Shikojmë që kalojnë më shpejt në gjendje të rënduar. A është ky një mutacion i ri? Këtë nuk mund ta them unë. Këto rezultate arrihen vetëm në laboratorë shumë profesionalë”- tha Stroni në “Open”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura