Katër ditë pasi kërkoi divorcin nga bashkëshortja, miliarderi 65-vjeçar nis romancën e re me dietologen 22 vite më të vogël

Sep 23, 2021 | 23:08
SHPËRNDAJE

Katër ditë më parë miliarderi John Paulson paraqiti kërkesën për divorc ndaj bashkëshortes së tij 50-vjeçare, Jenny. Por, sipas burimeve për “People”, 65-vjeçari ka nisur tashmë një romancë të re me dietologen 33-vjeçare, Alina de Almeida.

john paulson (7)

Burimet thanë se çifti i ri u takuan për herë të parë këtë verë dhe se gjërat mes tyre kanë shkuar shumë mirë. Aktualisht, dyshja bashkëjetojnë në apartamentin e miliarderit në Kullën Olimpike.

Paulson thuhet se ka një pasuri prej të paktën 4.7 miliardë dollarësh.

john paulson (6)

John ka një të dashur të re, shumë më të re dhe ndërsa është ende herët, marrëdhënia e tyre po forcohet gjithnjë e më shumë. Ata janë shumë të lumtur”,- tha burimi.

Paulson ka dy vajza me bashkëshorten e tij. Ai dhe Jenny nuk kanë nënshkruar një marrëveshje para-martesore, duke lënë të hapur mundësinë e një divorci të vështirë përsa i përket anës financiare.

Fondacioni “Paulson Family” mund të kthehet në një “mollë sherri” gjatë procesit të divorcit, sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe me një vlerë të madhe për të dy.

john paulson (3) john paulson (2) john paulson (1) john paulson (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura