Kastro indiferent pas akuzave të Erletës, shijon pushimet me miqtë

Sep 30, 2012 | 13:09
SHPËRNDAJE

Kastro Zizo nuk e vret aspak mendjen për çka flitet për të, por vazhdon të bëjë atë që dëshiron. Ai këto ditë ka shijuar pushimet me disa miq në bregdet, duke treguar kështu edhe fizikun e tij të cilin nuk e ka aq në formë, ndërsa ndaj tij janë ngritur akuza nga ish-bashkëshortja… Ajo e akuzon se ai nuk ka marrë përgjegjësitë financiare për vajzën e tij, madje duke thënë se Kastro po e kërcënon. Ndarja e dytë duket se nuk e ka lënduar aspak atë, por mabase e nxiti që të shijojë jetën e tij si një beqar, gjë që e ka dëshiruar gjithmonë. Ndonëse këto gjeste nuk janë shembuj të mirë për një person publik, edhe më pak për të dhënë një mesazh pozitiv te të rinjtë, si duket për Kastron kjo gjë nuk përbën problem, por ai vazhdon me të vetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura