Kasapi i Kosovës, që pret koka në Siri

Jul 31, 2014 | 12:35
SHPËRNDAJE

Fotot e prerjes së kokës postuar në faqen e tij të “Facebook-ut”
Çështja e kasapit nga Kaçaniku i Kosovës, Lavdrim Muxhaheri, që është fotografuar duke prerë koka njerëzish në Siri, përfshirë edhe fëmijë, në emër të fesë islame, ka shkaktuar zemërim e pështjellim në Kosovë, si dhe mbledhje urgjente të krerëve të sigurisë. Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar krerët e institucioneve të sigurisë së Kosovës për të diskutuar kërcënimin nga ekstremizmi dhe radikalizmi në vend dhe masat e ndërmarra nga këto institucione. “Kosova në asnjë moment nuk do të lejojë që të bëhet burim i ekstremizmit e strehimore e kriminelëve që nxisin terror dhe urrejtje”, tha Jahjaga, teksa ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës e komunitetet fetare që të bashkëpunojnë me autoritetet vendore dhe mekanizmat e sigurisë për t’i përndjekur penalisht individët, që qëndrojnë pas këtyre përpjekjeve për të destabilizuar Kosovën dhe traditën e saj të gjatë të harmonisë ndërfetare. “Është përgjegjësi e jona si institucione dhe si shoqëri t’i dënojmë këto fenomene të shëmtuara. Ne duhet të distancohemi nga këto akte mizore të kriminelëve, dhe ata duhet t’i denoncojmë e t’i trajtojmë si të tillë”, ka shtuar ajo. Mbledhja ndodhi një ditë pasi gazeta “Express” publikoi
Lavdrim Muhaxheri në Siri
pamje të Muxhaherit duke prerë kokën e një të riu të lidhur. Luftëtarët e tjerë të ISIS, ku Muxhaheri është anëtar, kanë vetëdeklaruar se brenda një dite kanë vrarë 1700 shiitë në Irak. Pak ditë më parë, ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i PDK, e kishte quajtur MUxhaherin dhe shokët e tij si turpi i vendit. “Nuk kam çka i shtoj deklarimit të mëparshëm, vetëm se (Lavdrim Muhaxheri) mund të jetë njeri me çrregullime të rënda psikike, që nuk ka dallim nga një bishë e egër”, tha Rexhepi në “Express”. Rexhepi tha se po shqyrton  mundësinë që të nxjerrë arrest ndërkombëtar për Lavdrim Muhaxherin. “Për fletë arresti ndërkombëtar ne e kemi iniciuar. Duhet t’i drejtohesh Prokurorisë”, sugjeron Rexhepi.
Lavdrim Muhaxheri, apo i njohur si komandant Muhaxheri, është zgjedhur në vitin që shkoi komandant i shqiptarëve që janë pjesë e krahut të rebelëve kundër regjimit të Bashar Al-Asadit, por jo i pjesës që kërkon demokraci për Sirinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura