Kapja e 3 të arratisurve, Tahiri, letër falenderimi homologut grek

Nov 30, 2013 | 19:45
SHPËRNDAJE

Sajmir Tahiri

TIRANE- Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri i eshte drejtuar sot me nje leter falenderimi homologut grek per bashkepunimin dhe kapjen e tre te arratisurve nga burgu i Drenoves ne Korce, qe kaluan pertej kufirit tone.

 Ne letren drejtuar Nikolaos Dendias, Tahiri falenderon per bashkepunim dhe gatishmerine e treguar ne kapjen e tre elementeve te rrezikshem qe u arratisen nga burgu i Drenoves ne Korce. 

“Ngjarja e fundit është një dëshmi tjetër e bashkëpunimit dhe vullnetit të përbashkët për të luftuar me të gjitha mjetet e ligjshme dhe vendosmëri krimin në të dyja vendet tona dhe krimin ndërkufitar në veçanti”- shkruan Tahiri.

Ministri Tahiri ka shprehur edhe një herë angazhimin e tij personal dhe institucional për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të mirë të sigurisë, stabilitetit dhe paqes në rajon e më gjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura