Kapiteni Altin Lala: Bosnja na çon në Europian

May 31, 2011 | 13:02
SHPËRNDAJE

Kapiteni i Kombëtares shqiptare është i sigurt se një fitore ndaj Bosnjës do të thoshte gati kualifikim për ekipin tonë në eliminatoret e Europianit të 2012-s. Gjithsesi, duke analizuar kundërshtarin, ai pohon se nuk do të jetë aspak e lehtë, madje më e vështirë sesa me Bjellorusinë, por ajo që ka kërkuar Lala është minimalisht një barazim. “Ne do të mundohemi të stërvitemi mirë kësaj jave dhe besoj se trajneri, si edhe në rastet e tjera, do të kryejë shumë mirë këtë punë. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. Është një ndeshje shumë, shumë e rëndësishme. Do ta trajtoja si ndeshjen më të rëndësishme të të gjithë edicionit, pasi Bosnja është konkurrenti direkt me ekipin tonë. Bosnja është në nivel më të lartë nga ekipi ynë. Por ne, kualiteteve të kundërshtarit do t’u kundërvëmë shpirtin dhe zemrën, që do ta lemë në fushë, fuqinë dhe angazhimin maksimal të të gjithë grupit. Do të jetë ideale fitorja, por edhe barazimin nuk do ta quaja fatkeqësi. Mbi të gjitha, të kërkojmë të mos humbin dhe mbi këtë bazë gjithçka tjetër po të ndodhë, për mua trajtohet si pozitive”, ka pohuar Lala.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura