Kapet me 3.5 kg heroinë, pranga transportuesit

Nov 30, 2013 | 9:52
SHPËRNDAJE

FIER- Policia e Fierit ka sekuestruar nje sasi prej 3,5 kg lëndë narkotike e dyshuar si heroinë dhe ka vene ne pranga personin qe ishte duke e transportuar ate.

Sipas te dhenave te para mesohet se droga eshte sekuestruar në Mbrostar, gjate kontrollit qe u ushtrua ne nje automjet tip Benz.

Automjeti drejtohej nga 37 vjecari Mariglen Aliaj, banor i Durresit, i cili u shoqeruan nga policia.

Materialet lidhur me të arrestuarin iu referuan Prokurorisë për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura