Kapen 72 kg kanabis në Bushat, tre në pranga

Jun 30, 2012 | 11:12
SHPËRNDAJE
Foto Ilsutruese

SHKODER- Policia e Shkodrës ka sekuestruar 72 kg bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Bushat. Në kuadër të operacionit “Vinoteka” u arrestuan tre persona, Pëllumb Zojza, Nikolin Gështenja dhe Gegë Thani posedues të bimës narkotike.

Po ashtu policia tha se janë bllokuar edhe 3 automjete luksoze.

Droga ishte e shpërndarë në katër katër thasë, ndërsa nuk ka informacione se ku ishte destinacioni i saj. Policia vazhdon hetimin, pasi dyshohet per perfshirjen edhe te personave te tjere ne kultivimin e bimes dhe trafikimin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura