Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” nuk voton dot për veten, garon për kryetar bashkie në Shkodër, por me banim figuron në… Tiranë

Mar 4, 2022 | 18:34
SHPËRNDAJE

Bardh Spahia është kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Shkodrës, i cili mbështetet nga Sali Berisha. Edhe pse ai kandidon në Shkodër, nuk mund të votojë dot për veten e tij.

bardh spahia

Nga një vëzhgim i bërë në sistem, rezulton se Bardh Spahia është banor i Njësisë Administrative numër 5 në Tiranë.

Nga sistemi rezulton se Bardh Spahia e ka qendrën e votimit në Akademinë e Arteve, Rruga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Për kryetar bashkie në Shkodër kandidojnë Majlinda Angoni nga PS, Xhemal Bushati nga PD dhe Bardh Spahia nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.

kandidati i shtepise se lirise

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura