Kandidatët për prokurorë në shkollën e Magjistraturës mblidhen para ‘Polit të Drejtësisë’, kërkojnë anulimin e fazës së parë të provimit

Apr 23, 2024 | 19:03
SHPËRNDAJE

Një grup kandidatësh për prokuror në shkollën e Magjistraturës janë mbledhur në protestë.

poli i drejtesse

Ata po protestojnë te Poli i Drejtësisë ku kërkojnë anulimin e fazës së parë të provimit.

Kërkesa e tyre vjen një ditë pas provimit të zhvilluar në këtë ndërtesë.

Problemet kanë nisur që me kohë e testimit të kandidatëve, pasi fillimisht provimi ishte paralajmëruar për në orën 08:00 të mëngjesin, ndërsa provimi ka nisur në orën 12:00.

Gjysmë ore pas nisjes së tezës, pedagogët kanë tërhequr të gjitha fletët e provimit, duke shpërndarë një tezë tjetër.

Pas përfundimit të provimit, kandidatët janë futur brenda për t’u njohur me përgjigjet e testit, i cili skanohet nëpërmjet një pajisje të quajtur Skantron, nga e cila kanë dalë fitues 74 kandidatë nga 440 kandidatë në garë.

Por, një ditë më vonë (sot), Shkolla e Magjistraturës ka shpallur fitues 121 kandidatë nga 74 që u shpallën një ditë më parë me pretendimin se pajisja nuk ka funksionuar. Për të fituar të drejtën e studimit në Shkollën e Magjistraturës, një kandidat duhet të fitojë minimumi 60 pikë.

Kujtojmë se “Poli i Drejtësisë” shërben si godinë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Shkollën e Magjistraturës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura