Kandidat për në Prokurorinë e Posaçme/ Komisioneri Publik ankimon vendimin e vettingut për prokurorin e Shkodrës: Nuk arrin të…

Jun 10, 2020 | 19:31
SHPËRNDAJE

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK-së në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për prokurorin Anton Martini, me detyrë prokuror në Shkodër.

AntonMartini-770x434

Komisioneri Publik vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë”, thuhet në njoftim.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit. KPK-ja konfirmoi në detyrë prokurorin Martini më 29 janar 2020.

Prokurori Anton Martini është renditur i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Për të marrë emërimin në SPAK, atij i duhet të kalojë si barrierë të fundit procesin e vetingut në të dy shkallët.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura