“Kam frikë se do më vrasë!”/ Ariana Grande flet për tmerrin që po përjeton nga 23-vjeçari që prej gjashtë muajsh i shkon në shtëpi me thikë

Sep 22, 2021 | 13:31
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Ariana Grande ka deklaruar se ndihet në rrezik për jetën, pasi një djalë 23-vjeçar ka hyrë në banesën e saj i armatosur me thikë. Sipas dokumenteve të siguruara nga “Page Six”, i riu është arrestuar nga policia pasi ka përdorur armën e ftohtë jashtë ambienteve të banesës së këngëtares së famshme.

ariana grande (2)

Fakti që z. Brown ka ardhur rregullisht në shtëpinë time për më shumë se gjashtë muaj më tmerron,”- tha këngëtarja 28-vjeçare në Gjykatën Supreme të Los Anxhelosit për të dyshuarin 23-vjeçar, Aharon Brown më 13 shtator.

Bazuar në kërcënimet e tij, unë kam frikë për sigurinë time dhe të familjes sime,“- shtoi ajo. “Kam frikë se në mungesë të një urdhri kufizues, Zoti Brown do të vazhdojë të vijë në shtëpinë time dhe do të përpiqet të më dëmtojë ose të vrasë fizikisht mua ose anëtarët e familjes sime.”

ariana grande (1)

Sipas deklaratave të Grandes, Brown ka shkuar në shtëpinë e saj që nga muaji shkurt. Këngëtarja i tha gjykatës se nuk e ndan adresën e saj me publikun, prandaj tha: “Fakti që zoti Brown ishte në gjendje të gjente se ku banoj, më tremb.”

Grande tha se në fillim Brown vinte rrallë në shtëpinë e saj, por me kalimin e kohës ai filloi të shfaqej çdo ditë e madje edhe dy ose tre herë brenda ditës.

ariana grande (7)

Grande pohon se më 9 shtator rreth orës 4:15 pasdite, Brown arriti në shtëpinë e saj dhe u ndalua të hynte brenda nga sigurimi i këngëtares. Ajo tha se Brown u largua, por u kthye përsëri më vonë po atë natë rreth orës 22:20 me një thikë të madhe gjuetie dhe u bë “agresiv kur iu kërkua të largohej”.

Grande tha se 23-vjeçari kishte deklaruar duke bërtitur: “Unë do të të vras ty dhe atë”- duke iu referuar Grandes.

ariana grande (4)

Detektivi Peter Doomanis konfirmoi se Brown kishte një thikë në xhepin e përparmë të pantallonave të tij kur e kontrolluan dhe tha se i dyshuari u mor në paraburgim.

Sjellja e tij ka përparuar dhe është përshkallëzuar me kalimin e kohës,“- tha avokati Roshad Ismail. “Brown ka shprehur gjithashtu një qëllim për të qenë i dhunshëm dhe për të dëmtuar Grande. Mendoj se z. Brown mund të vazhdojë përpjekjet për ta ndjekur, kontaktuar, afruar apo dëmtuar Grande-n pasi të lirohet nga paraburgimi.

Një gjykatës i dha Grandes një urdhër ndalimi të përkohshëm. Një seancë është caktuar për këtë rast më 5 tetor.ariana grande (6) ariana grande (2) ariana grande (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura