Kakavijë, kapen 5 kg marijuanë, 1 në pranga

Mar 30, 2012 | 17:12
SHPËRNDAJE
Droga e fshehur ne gomen e makines

Goditet një tjetër rast i trafikut i lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë. Një 29- vjeçar, është arrestuar për trafik të 5 kg marijuanë në drejtim të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:30 minuta në Kakavijë, kur Klement Domeri nga Komuna Markat rrethi Sarandë, tentoi të hynte në Greqi me lëndën narkotike dhe një instrument ambalazhi të marijuanës.

Mësohet se Domeri, ka qenë në Lazarat, një ditë më parë dhe prej andej tërhoqi mallin narkotik pa asnjë lloj detyrimi financiar, për t’a çuar në Greqi dhe t’a shiste për llogari të tij. Si shpërblim, ai do të paguante me shpenzimet e veta, instrumentin ambalazhues që përdoret gjerësisht në Lazarat, për kopertimin me presion të marijuanës. Droga kishte qenë e fshehur në gomën rezervë në automjetin që drejtohej nga 29 vjeçari çam çka u identifikuan lehtësisht nga kontrollorët e Policisë Kufitare të Kakavijes.

Krahas këtij arrestimi, Policia e Gjirokastrës ka arritur të evidentojë lazaratasin i cili i kishte dhënë drogën dhe makinerinë ambalazhuese, Klement Domerit. 39- vjeçari nga Lazarati,  emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga Policia e Gjirokastrës, njihet si element aktiv në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, në drejtim të zonave të tjera brenda dhe jashtë vendit.

Piro Nase

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura