Juventusi rinovon të gjithë mesfushën, ja “ushtria e re”

May 10, 2024 | 15:50
SHPËRNDAJE

Që pika e dobët në të cilën Juventusi do të duhet të punojë më shumë gjatë verës është mesfusha, ky është një fakt pa asnjë mundësi diskutimi. Dhe pikërisht në këtë venë të skuadrës është përqendruar vëmendja më e madhe e drejtorit sportiv, Kristiano Xhuntoli. 

Juventus-01-12-2023-calciotactis-an-min

Si në hyrje ashtu edhe në dalje, sepse përpara së gjithash kësaj Juveje i duhet një futbollist që të marrë mbi shpatulla repartin, edhe pse ky mesfushor është individualizuar te Teun Kopmainers.

Ylli i Atalantës kushton 60 milionë euro, ndonëse të dyja klubet kanë zgjidhur shpesh marrëveshje të mëdha dhe të vështira në dukje, kështu që jo më kot po punohet prej kohësh për këtë gjë. Por çështja është se me Adrien Rabionë dhe Ueston MeKenin që duken më shumë larg sesa brenda Juventusit, rrezikohet që mesfusha bardhezi sezonin e ardhshëm të jetë krejtësisht e re.

Kjo, sepse edhe Manuel Lokateli nuk ka bindur asnjëherë dhe ndoshta me një ofertë konkrete mund të vijë edhe shitja e tij. E njëjta gjë vlen edhe për të rinjtë Fabio Mireti dhe Hans Nikolusi-Kavilja. Kështu që përveç Teun Kopmainersit, për të cilin do të provohet në çdo formë që të blihet, bardhezinjtë do të nisin shumë shpejt edhe sulmin në të paktën dy fronte të tjera. I pari dhe në dukje më i lehti është ai që të çon te Lazar Samarxhiç.

Fantazisti i Udinezes pati kontakte që në janar me bardhezinjtë, por në merkaton e dimrit koha për tratativa të rëndësishme është shumë e vogël, kështu që jo më kot gjithçka është shtyrë për në këtë verë, ndonëse edhe konkurrenca mund të bëhet më e madhe për 22-vjeçarin serb.

Samaraxhiç është një futbollist që mund të luajë në çdo rol të mesfushës, por di të bëjë edhe numrin 10 pa dy sulmuesve, kështu që kuptohet pse ndiqet nga Xhuntoli. Ndërkohë, edhe pistat e tjera janë tashmë emra të njohur. Manuel Ugarte i PSG-së është një tjetër pistë për të cilën janë bërë sondazhet e para me klubin francez, ndonëse problemi i vetëm për të arritur te uruguaiani është një klauzolë prej 60 milionë eurosh që prish planet e torinezëve.
Ndërsa në Spanjë, te Sociedadi luajnë dy dëshira të vjetra të Xhuntolit, i cili ndër vite ka dashur që t’i marrë që te Napoli. I pari është Martin Zubimendi dhe i dyti Mikel Merino, dy regjisorët përpara mbrojtjes së formacionit bask dhe mbi të gjitha, që të dy në skadencë kontrate, kështu që për ta Juventusi duhet të nxitojë sa më shumë që të jetë e mundur, pasi konkurrenca shtohet çdo ditë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura