Juventusi dhe Interi përgatiten për karantinën, flet mbrojtësi: Unë kam koronavirus, por jam mirë

Mar 12, 2020 | 10:27
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme doli lajmi se mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani rezultoi pozitiv me Koronavirus, teksa dyshohet se ka infektuar edhe të tjerë te Juventusi.Rugani.Juve.2018.19.concentrato.1080x648

Në mesnatë mbrojtësi ka bërë një postim në faqen zyrtare, ku njofton të gjithë se është mirë dhe i bën me dije të gjithëve të respektojnë rregullat ndaj këtij virusi.

“Ju do i keni lexuar të gjitha lajmet dhe kjo është arsyeja pse unë dua të siguroj të gjithë ata që janë të shqetësuar për mua, se jam mirë. Unë i ftoj të gjithë të respektojnë rregullat sepse nuk virus nuk bën asnjë dallim! Le ta bëjmë atë për veten, për ta dashurit tanë dhe të gjithë që na rrethojnë.”, shkruan Rugani.jUVENTUS

Tashmë Juventusi dhe Interi mund të futen në karantinë, për shkak se lojtarët e dy ekipeve kanë pasur kontakte me mbrojtësin italian dhe rrezikojnë të jenë infektuar edhe ata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura