Juventus/ Bonuçi dyshohet për trukim ndeshjesh

Feb 29, 2012 | 12:56
SHPËRNDAJE

Skandali i basteve në Itali është zgjeruar në të gjitha skajet e mundshme, ndonëse kupola e ndeshjeve të trukuara duket të jetë skuadra e Barit. Një tjetër emër i madh që ka përfunduar në dosjen e prokurorit Roberto di Martino, është ai i juventinit Leonardo Bonuçi. Ky i fundit, si ish-lojtar i barezëve në sezonin 2009-2010, mendohet të ketë marrë pjesë në paracaktimin e rezultatit 3-3 të sfidës Udineze-Bari, e cila është ndër ato që ka fakte konkrete se është trukuar. Takimi i majit të 2010-s është pranuar thuajse nga të gjithë të arrestuarit se ka qenë i paracaktuar, por nga ana tjetër tani po kërkohen se cilët kanë qenë futbollistët e tjerë që kanë ndihmuar këtë. Ashtu siç konfirmoi dje e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”, duket se ditët në vazhdim operacioni do të marrë një marsh më të shpejtë dhe të dyshuar si Leonardo Bonuçi do të merren në pyetje, pasi Prokuroria e Kremonës kërkon t’i japë një përgjigje të plotë dhe të shpejtë kësaj “sëmundjeje” që ka infektuar futbollin italian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura