Junajtid, fitore me Stokun për t’i bërë presion Sitit

Jan 31, 2012 | 14:55
SHPËRNDAJE

Mançesterit nuk i lejohet një gabim sot në “Old Trafford” përballë Stok Sitit, nëse kërkon që të ruajë hapin e rivalëve të Mançester Sitit në krye të Premier Ligës. Trajneri Aleks Ferguson u shfaq optimist në konferencën për shtyp lidhur me një rikthim të Rio Ferdinandit në linjën e mbrojtjes. Stoperi ishte në stol gjatë ndeshjes së “FA Cup” me Liverpulin. Edhe Uejn Runi që mungoi në “Anfield Road”, pritet me shumë mundësi të aktivizohet. Por Nani është konfirmuar edhe një herë tjetër jashtë. “Ne e dimë shumë mirë forcën fizike të skuadrës së Toni Pulisit. Ata janë konstantë gjatë gjithë kohës. Do të tregojnë edhe në fushën tonë se mbeten një skuadër 100% e motivuar, prandaj ne duhet të bëjmë shumë kujdes. Për të qenë i sinqertë, mua më pëlqejnë të tilla skuadra, sepse më kujtojnë atë të Uimbëlldonit në fillim të viteve ’90-të. Më kujton pikërisht këtë skuadër rreth 20 vite më parë. Ishte shumë e vështirë të luaje kundër tyre, ishte një sprovë fizike. Megjithatë, Stoku ka karakteristikat e saj të ndryshme, por në vija të trasha ata janë një skuadër që, ashtu si Uimbëlldoni, nuk dinë të dorëzohen dhe parashikoj se do na hapin probleme. Ndërkaq, ju siguroj se e kam mendjen vetëm te sfida e skuadrës sime dhe nuk më intereson aspak se çfarë do bëjnë kundërshtarët. Dua pikë së pari të fitojmë dhe të mbajmë të njëjtin ritëm deri në fund. Rruga e titullit është e gjatë, ndaj ne do bëjmë detyrën tonë deri në fund të kampionatit”, – tha Aleks Ferguson. Në 3 ndeshjet e fundit kundër “poçarëve” në Premier Ligë, kampionët e Anglisë kanë shënuar në minutën e 27-të. Tekniku skocez kërkoi një reagim të menjëhershëm të skuadrës pas eliminimit nga “FA Cup” këtë fundjavë, kjo edhe për të sjellë një tjetër atmosferë pozitive përreth ekipit.

Premier League
Java e 23-të

Sot
Ulverhempton-Liverpul    20:45
Suonsi-Çelsi        20:45
Totenhem-Uigan        20:45
Everton-Man.Siti    21:00
Man.Junajtid-Stoke    21:00
Nesër
Aston Vila-QPR        20:45
Fulham-Uest Bromuiç    21:00
Bolton-Arsenal        21:00
Blekbërn-Njukasëll    21:00
Sandërlend-Noruiç    21:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura