Juliana Pasha guxon më shumë me zhveshje dhe tregon fizikun në formë

Aug 31, 2014 | 9:00
SHPËRNDAJE

Njihet si një nga emrat më të famshëm dhe më të dashur që ka skena shqiptare, por gjithmonë jemi mësuar ta shohim të veshur në mënyrë elegante e me fustane të gjata nëpër evente të ndryshme. Fansat e saj asnjëherë nuk kanë mundur të shohin nga afër sensualitetin e këngëtares. Juliana Pasha është duke pushuar me bashkëshortin e saj dhe disa miq në plazhet greke e, nga atje, përmes profilit të saj në Instagram ka përcjellë disa imazhe të nxehta. Për herë të parë fansat e saj kanë pasur mundësinë të shohin linjat e Julianës dhe të njohin më mirë këngëtaren edhe në aspektin e sensualitetit, pasi tashmë skena e kërkon më shumë këtë komponent. Kurse për sa i përket artit të mirëfilltë, Juliana e përcjell sa herë del në skenë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura