“Ju dhemb në shpirt, ç’keni humbur!”- Balla akuza opozitës: Kur ishte ministër kryezëvendës lideri, droga në Lazarat ishte dy herë më e madhe se buxheti i shtetit

May 2, 2024 | 11:27
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në interpelancën e thirrur nga deputeti Ervin Salianji, ka akuzuar opozitën  duke u shprehur se gjatë kohës që ata ishin në qeveri, sasia e drogës së prodhuar në Lazarat, ishte sipas tij dy herë më e madhe se buxheti i shtetit.


 “Lënda narkotike e prodhuar në Lazarat ishte dy herë më e madhe se buxheti i shtetit kur ishit në qeveri. Ky është narko shteti. U mirëkuptoj, ju dhemb në shpirt ç’keni humbur”, u shpreh Balla.

Ministri u ndal edhe tek procesi i vetëpastrimit të policisë, ku u shpreh se “gjatë periudhës korrik 2023-Prill 2024, janë bërë 227 referime në policie për punonjës që e kanë bërë pis uniformën dhe kanë shkelur betimin”.

Ndër të tjera, ministri ka bërë edhe një bilanc të operacioneve policore në vend, duke theksuar se lufta kundër lëndëve narkotike po garanton shkolla dhe komunitetet të sigurta.

Gjithashtu, Balla u ndal dhe tek marrëveshjet me vendet e huaja për ekstradime, ku tha se për herë të parë po realizohen ekstradime nga ato vendet që nuk ka pasur një marrëveshje.

Balla: Në krahasim me vitin 2013 kur ministër i brendshmen ishte krye zëvendës lideri. Po citoj komandantin e bastionit të Guardia Di financias në 5 gusht 2013. “Në Lazarat lënda narkotike mund të arrij në 900 tonë dhe nga shitja mund të fitohen 4.5 miliardë euro’/ Kjo do të thotë që lënda narkotike e prodhuar në Lazarat ishte dy herë më e madhe se buxheti i shtetit kur ishit në qeveri. Ky është narko shteti. U mirëkuptoj, ju dhemb në shpirt ç’keni humbur.

Lufta kundër lëndëve narkotike po na garanton shkolla dhe komunitetet të sigurta. Gjatë operacioneve janë goditur 32 grupe kriminale dhe janë dërguar para drejtësisë 1225 persona, të cilat janë edhe koka, edhe prodhues, shpërndarës dhe trafikantë. Gjëja e mirë është se 98% të rasteve Prokuroria dhe Gjykata kanë miratuar masat ‘arrest në brug’. Jam shumë krenar sot që si ministër i brendshëm q Shqipërinë kemi anëtare të kolacioni8 kombëtare kundër drogave sintetike, dhe falë edhe votës këtu, kemi bërë hapa serioze në këtë aspekt, dhe lende të tjera.

Operacioni ‘Sundimi i ligjit’ po jep rezultate, për personazhet që i shmangen drejtësisë e që lëvizin nëpër lagje me armë. Për herë të parë po realizohen ekstradim nga vendet që nuk kemi pasur marrëveshje. Sa i përket krimit ekonomik, kemi dhjetëra raste me 4017 autorë, dhe po ashtu po ecim më pjesën e sekuestrimin e pasurive të paligjshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura