Jonida Maliqi mbush 30 vjeç, festa me artistë dhe biznesmenë

Mar 30, 2013 | 16:19
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, festoi këtë javë 30-vjetorin e lindjes, në një festë të madhe të organizuar në “Lollipop Club”, ku të ftuar ishin personazhe të njohur të biznesit dhe artit. Ndër miqtë e saj artistë ishin të pranishëm: Ardit Gjebrea, Vikena Kamenica, Irma dhe Eranda Libohova, Dj. Blunt & Real 1, Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Ornela Bregu, Besa Kokëdhima, Big City, Elvana Gjata, Enada At’Nikolla, Armina Mevlani etj, si dhe shumë e shumë miq të familjes dhe biznesit. Festa zgjati deri në orët e mëngjesit, në një super atmosferë ku të pranishmit dëfryen dhe kërcyen së bashku deri vonë. Rreth orës 01:00 pas mesnate u këndua dhe kënga e ditëlindjes nga të gjithë miqtë dhe u nda torta e përgatitur me këtë rast, që ishte mjaft e veçantë: një piano me një mikrofon. Jonida, përveç dhuratave, përvjetorin e saj do ta quante ditën e luleve, pasi që në mëngjes dyqani i saj u mbush me buqeta madhështore me lule, që vinin si urim nga miq, kolegë dhe fansa. Ndërkohë pritet që Jonida të shfaqet në klipin e saj të parë për 2013-n, në bashkëpunim me reperat simpatikë dhe tepër të suksesshëm nga Prishtina, DJ Blunt & Real 1.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura