“Jo çdo shqiptar, shitet edhe blihet”- Tedi Blushi thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar në protestën para Bashkisë Tiranë: Do të jemi këtu derisa të vendoset drejtësi!

May 7, 2024 | 12:20
SHPËRNDAJE

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Tedi Blushi u ka bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar në protestën para Bashkisë Tiranë.

tedi blushi

Blushi u shpreh se protesta do të vazhdojë deri në ditën që do të vendoset drejtësi.

“Jo çdo shqiptar, shitet edhe blihet, jo çdo shqiptar sot përulet, dhe tërhiqet nga rezistenca e tij”, tha ai.

Deklarata e plotë: 

Të dashur qytetarë të Tiranës, të dashur qëndresëtarë, të dashur njerëz të lirë dhe me dinjitet, që protestoni sot për të drejtat tuaja, që protestoni sot për dinjitetin tuaj. Që protestoni sot në mbrojtjen e familjes, së Tiranës dhe të Atdheut tuaj.

Prej kohësh jemi këtu, dhe do të jemi këtu, sepse jemi njerëz të lirë, ndryshe nga çfarë mendon ku derri i bashkisësë, që I detyron këta qytetarët, që I thonë ndal këtij mafiozi, këtij krimineli, këtij kryehajduti, i cili prej kohësh duhet të ishte prapa hekurave.

Ne protesojmë sot, në emër të mijëra e mijëra qytetarëve, të cilët çdo ditë vuajnë në kurrizin e tyre, pasojat e keqqeverisjes të këtij modeli, që është kthyer në simbol të korrupsionit dhe krimit të organizuar, në të gjithë Europën.

Jemi këtu për të çliruar Bashkinë e Tiranës nga kthetrat e krimit të organizuar nga mafia e inceneratorëve, e cila sot nuk djeg vetëm paratë tuaja por edhe të ardhmen e këtij qyteti.

Ne nuk do ta lejojmë kurrë Erion Veliajn të bëjë gjumin e qetë, deri ditën që do të japë llogari një më një, për të gjitha krimet që i ka bërë qytetarëve të Tiranës, për të gjitha krimet që i ka bërë Tiranës dhe deri ditën kur ai t’ju kthejë ju dhe të gjithë qytetarëve të kryeqytetit edhe qindarkën më të  fundit që  ka vjedhur nga xhepat tuaja,

Jemi gjithashtu për të protestuar, edhe për këta policë, kapelja e të cilëve kushton më shumë se sa rroga e tyre. Dhe që detyrohen sot, të dalin përpara popullit, dhe të konfliktohen me të, në emër të një qeverie të kapur nga krimi, në emër të një kryetari bashkie të marrë peng nga krimi, dhe që sot drejton një nga mafiet më të rrezikshme në Ballkan.

Jo çdo shqiptar, shitet edhe blihet, jo çdo shqiptar sot përulet, dhe tërhiqet nga rezistenca e tij. Ne çdo ditë do të jemi këtu, sepse ne protestojmë për të drejtat tona. Se ne protestojmë për dinjitetin njerëzor, sepse ne nuk mund të pranojmë, që mafia e inceneratorëve, të fusë çdo ditë duart në xhepat e qytetarit të Tiranës, për t’i vjedhur ata, dhe për t’i lënë vetëm në mjerim.

Sepse, ne nuk mund të lejojmë që pronat e qytetarëve të ligjshëm të Tiranës, të rrëmbehen dhe të shemben për llogari të mafies së betonit.

Ne do të jemi këtu, deri ditën kur të vendoset drejtësi, dhe askush nuk mund ta ndali, drejtësinë e popullit që të vendoset në vend.

Ne do ti japim fund pandëshkueshmërisë, për sa kohë ky sistem drejtësie, është i kapur nga Edi Rama, dhe Erion Velija.

Ne do të jemi këtu deri ditën, që ky kryehajdut, kryemashtrues, dhe kryebandit, të vuajë dënimin që meriton, në emër të gjakut të Ardit Gjoklajt. Në emër të dhimbjes të qindra e mijëra qytetarëve të Tiranës, të cilët sot vuajnë pasojat e këtij modeli korruptiv.

Ne do të jemi këtu, deri ditën që do të bëhet drejtësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura