“Jemi të diskriminuar nga shteti”/ Invalidët protestë para Bashkisë në Tiranë: Kërkojmë takim me kryebashkiakun

May 29, 2023 | 10:35
SHPËRNDAJE

Përfaqësues nga Shoqata e invalidëve ka protestuar sot para Bashkisë së Tiranës, për të shprehur pakënaqësi nga shteti shqiptar.

proteste bashkia tirane

Në një prononcim për mediat, një prej tyre tha se këta individë janë të diskriminuar, ku kanë takuar një takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Na janë shembur zyrat, nuk na është dhënë dëmshpërblim. Jemi në gjyq për të dëmshpërblyer materialet, ta paguajë Bashkia. Unë dua karrocat siç i kam pasur, ku kanë shkuar. Kush mban përgjegjësi për këto, janë zhdukur miliarda lekë. Nuk kam pse të gënjej dhe mashtroj, kërkoj takim ose të vijë këtu Edi Rama që i ka miratuar në Parlament.

Kam 6 muaj që nuk marr përgjigje, kam bërë 10 kërkesa. Nuk na lejojnë të marrim pjesë në takimin e këshillit bashkiak si përfaqësues. Do ta ndjekim çështjen deri në Strasburg, nuk do ndalojmë. Jemi shumë të diskriminuar, i jemi drejtuar të gjitha ambasadave. Jemi të diskriminuar nga shteti”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura