Jemen, 20 të vdekur mes protestuesve

May 31, 2011 | 10:45
SHPËRNDAJE

Njëzet demonstrues raportohet se janë vrarë në Jemen, kur forcat e sigurisë sulmuan kampin e tyre në qytetin e dytë për nga madhësia, Taiz, pak para perëndimit të diellit. Ushtarët raportohet se kanë ndërhyrë që t’i japin fund protestës që bëhej duke qëndruar ulur në qytet, duke i sulmuar tendat e protestuesve. Në afërsi të qytetit bregdetar Zinxhibar, katër ushtarë jemenas raportohet se janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar në një sulm që i është bërë një konvoji ushtarak. Disa qindra militantë islamistë raportohet se e kanë nën kontroll këtë qytet që nga e premtja. Një grup i gjeneralëve disidentë e kanë akuzuar Presidentin Ali Abdullah Salehi, se u ka “dorëzuar” qytetin militantëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura