Rikthehet ora dimërore, mos harroni sonte të lëvizni 60 minuta prapa akrepat

SHPËRNDAJE

ora-c1200x600-1-890x395

Mos harroni sonte të lëvizni akrepat e orës. E diela e fundit e tetorit 2019, datë 27, do te shenoje nderrimin e akrepave te ores, qe shkojne 60 minuta prapa.

Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast, per te pasur nje ore me shume diell, ose drite, deri ne 29 mars 2020, kur do te kthehet serish ora verore.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.