“Januzaj s’vjen tani, mburret me Shqipërinë”

Feb 28, 2014 | 12:28
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri i qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pohuar se ka kontakte me familjen Januzaj. Në një intervistë për “KosovaPress” ai ka theksuar se Januzaj mburret me të qenurin shqiptar, por nuk e shikon si mundësi angazhimin në Kombëtaren e Kosovës apo Shqipërisë në këto momente. “Ai mburret më atë që është shqiptar dhe me shumë dinjitet e përfaqëson shqiptarizmin me profesionalizmin e tij, por ai nuk dëshiron tani për tani, sepse mendon se duhet të faktorizohet edhe më tutje në arenën ndërkombëtare. Por, unë jam i bindur se gjërat nuk kanë përfunduar këtu dhe ne do të arrijmë që këtë ta mishërojmë edhe më shumë si me Kosovën edhe me Shqipërinë”, ka thënë Pacolli. Kreu i AKR-së ka thënë se ka qenë dhe është i gatshëm t’i kryejë të gjitha shpenzimet për të, madje ai thotë se është në gjendje t’i mbulojë të gjitha kërkesat lojtarit, nëse ai do ketë të tilla. “Unë do të sakrifikoja për të. Çdo kërkesë do ta konsideroja punë e kryer”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura