Jahjaga pret ish presidentët, Moisiu dhe Meidani

Feb 29, 2012 | 15:58
SHPËRNDAJE

PRISHTINE- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur sot në takim ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani.

Gjate takimit Jahjaga vleresoi rolin e tyre gjate ushtrimit te presidences. Ajo tha se me angazhimin e tyre gjatë mandatit dhe funksionit të tyre në periudha të rëndësishme për Shqipërinë, Moisiu dhe Meidani “ndikuan në proceset demokratike dhe në avancimin e proceseve për anëtarësim të Shqipërisë në NATO”.

Dy ish-presidentët vlerësuan pozitivisht zhvillimet e deritashme në Kosovë dhe avancimin e saj në proceset e integrimit euroatlantik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura