Ja si bëhet gati kjo vajzë e paralizuar, inspirim për miliona njerëz!

Mar 10, 2015 | 13:15
SHPËRNDAJE

Një vajzë franceze është bërë inspirim për shumë njerëz pasi ka postuar online një video të saj duke u bërë gati, teksa ka marrë miliona shikime.

E veçanta e Manon Slomkoëski është se ajo kryen nevojat e saj me vështirësi pasi krahu i saj i majtë  është paralizuar si shkak i një aksidenti me biçikletë në vitin 2014.

Në një video të xhiruar nga vetë ajo, vajza vishet vetë, rregullon flokët, si dhe pret e lyen thonjtë.

“E kam mësuar veten të bëj të pamundurën për t’ia dalë mbanë dhe për të gjetur zgjidhje”-ka thënë ajo për Huffington Post.

“Jetoj me dhimbjen, dhe kjo është si fizike dhe morale. Trupi im është i rëndë dhe lodhet më shpejt se i një njeriu normal”-ka shpjeguar Manon.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura