Ja parashikimi i motit për ditën e enjte dhe të premte, në mesditë turistët në bregdet do të shqetësohen nga…

Jul 8, 2020 | 20:51
SHPËRNDAJE

Dita e enjte dhe e premte do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, ku vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare.

e enjte e premte

Shërbimi Meterologjik Ushtarak bën të ditur se të enjten dhe të premten era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-10m/s.

Po ashtu era do të ndihet më tepër përgjatë vijës bregdetare kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites, duke u kthyer në një shqetësim për turistët.

“Për ditët e Enjte dhe të Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorit përjashtuar vetëm vranësirat e pakta kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-10m/s dhe më tepër do të ndihet përgjatë vijës bregdetare kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites”, njofton SHMU.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura