Ja ku do të vendoset monumenti i Pavarësisë

Jun 29, 2012 | 14:28
SHPËRNDAJE

Komiteti për 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë ka vendosur sot vendet se ku do të ngrihen disa nga statujat e figurave më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.

Monumenti i Pavarësisë, një punë e artistëve Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas (Kosovë, Gjermani) do të vendoset në Parku Rinia, me pamje nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit, në krah të ministrisë së Mbrojtjes.

Në lulishten në kryqëzimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Rr.Ismail Qemali do të ngrihet monumenti i babait të shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali.

Monumenti i Hasan Prishtinës do të ngrihet në sheshin “Paris” mes Rrugës Mine Peza dhe Rrugës së Durrësit, ndërsa monumenti i Ahmet Zogut, sipas vendimit të Komitetit do të vendoset në sheshpushimin në fund të bulevardit “Zogu i I-rë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura