Ja 10 lojtarët më të paguar në Premier Ligë

Jan 31, 2014 | 13:28
SHPËRNDAJE

Pasi të ketë firmosur kontratën e re në “Old Trafford”, Uejn Runi pritet të thellojë diferencën me ndjekësin më të afërt (Jaja Ture) si lojtari më i paguar i Premier Ligës. Sulmuesi i Junajtid pritet të rinovojë për 4 vite në “Old Trafford” me 300 mijë paund në javë, nga 250 mijë që përfiton aktualisht. Tre lojtarë të Çelsit, Xhon Terri, Fernando Torres dhe Eden Hazard janë më të paguarit në “Stamford Bridge”, ndërsa Jaja Ture, Serxho Aguero dhe David Silva janë lojtarët me rrogën më të lartë në “Etihad”. Dy klubet zënë 6 nga 10 vendet e para të klasifikimit, por askush nuk paguan më shumë se Junajtid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura