Ivanovic: Nuk ka Zot që heq barrikadat

Jul 30, 2011 | 15:36
SHPËRNDAJE

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili aktualisht gjendet te barikadat në Jarinë, ka thënë se komandanti i KFOR-it, Erhard Byler, nuk mund ta përdorë forcën kundër “popullit duarthatë, i cili është pasiv dhe i diciplinuar”.

“Unë mendoj se Byler nuk i ka kuptuar mirë bashkëbiseduesit tanë ose ata nuk kanë qenë të qartë. Këtë popull nuk mundet askush ta lëvizë. Për këtë as që mund të bëhet fjalë. Nuk ka Zot që i lëviz nga këtu, pa u plotësuar kushtet që janë vënë. Nëse ato kushte plotësohen, atëherë nuk do të ketë probleme”, tha Ivanovic për Radion Evropa e Lirë.  Kushtet e serbëve nënkuptojnë kthimin e gjendjes para 26 korrikut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura